Rama për bisedat e Mujkës me Rizvanollin e Mihalin: Patriotizëm në publik, hajni dhe mashtrime në prapaskenë

E publikuar: 17/12/2025 19:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi janë publikuar nga Vox Kosova mesazhet që tregojnë si u koordinua Faruk Mujka me Dejona Mihailin dhe Artane Rizvanollin për punësim ilegal.

Rama iu drejtua Mihalit duke e akuzuar për mashtrim dhe hipokrizi.

“Dejona Mihali, para ca kohësh t’kam thënë: tregoj shqiptarëve kush je ti dhe çka bën në Kosovë. Ja pra, kush je dhe çka bën!”, ka deklaruar Rama.

Ai ka shtuar se qytetarët tashmë e kanë kuptuar realitetin, sipas tij, të veprimeve të saj.

“Shqiptarët e kanë kuptu! Njëjtë qysh e kanë kuptu që jeni tallur me ta. Patriotizëm në publik, hajni dhe mashtrime në prapaskenë!”, ka thënë Rama.