Rama pas të reshurave të shiut: Ekipet tona i janë përgjigjur menjëherë thirrjeve

E publikuar: 14/05/2024 22:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas të reshurave që rrëmbyen kryeqytetin.

Ai ka thënë se Qendra Operative Emergjente është përgjigjur në disa thirrje në rrugë të ndryshme të qytetit.

“Pas të reshurave të dendura, Qendra Operative Emergjente ka pranuar shumë thirrje për reagim.”

“Ekipet tona i janë përgjigjur menjëherë thirrjeve në rrugët “Bajram Bahtiri”, “Kika”, “B”, te Stacioni i Autobusëve, në “Pejton” e rrugën “UÇK” dhe lokacione tjera.” – ka shkruar ai.

Rama është kritikuar për vështrisitë që dalin pas të reshurave të shiut.