Rama pa argumente në Kuvend, e devijon debatin tek Himara dhe ‘deti’

E publikuar: 02/11/2017 12:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Edi Rama duke mos pasur asnjë argument në Kuvend ka vendosur të përdorë armën e tij, populizmin dhe nacionalizmin.

Sa herë që ai gjendet ngushtë dhe nuk ka asnjë mënyrë se si të justifikojë mbrojtjen që i ka bërë Saimir Tahirit, Edi Rama i rikthehet nacionalizmave dhe çështjes së Himarës.

Këtë gjë ka bërë edhe sot kryeministri i Shqipërisë.

Duke mos pasur asnjë argument se si të justifikojë drogën, duke mos pasur asnjë rezultat për ekonominë e vendit, apo duke mos ditur se si të mbrojë dështimet e të gjitha koncesioneve të tij, Edi Rama i kthehet nacionalizmave.

Pjese nga fjala e Edi Rames

Sharje dhe fyerje vulgare u dëgjuan. Unë nuk shaj dhe nuk fyej. E vërteta është se askujt mbi këtë tokë nuk i kam thënë as kriminel as hajdut, as kështu, as ashtu. Sidoqoftë, kjo është juaja, janë shqiptarët që vendosin dhe nuk keni asgjë ën dorë. Ju vazhdoni avazin tuaj dhe t’i trajtoni si budallenj.

Pyetjes që po e përsërit për të tretën herë: I referohet të shkuarës, kush duhet të procedojë. Të jeni të qetë se këtë do ta bëjë drejtësia e re që do të lindë si rezultat i Reformës në Drejtësi, Vetingut, institucioneve të reja . këtu do të jemi dhe do të shikojmë dhe kuptojmë.

Nuk të thashë më parë, po ta kujtoj tani. Je njeriu që ke firmosur dorëzimin e një cope territor të Republikës së Shqipërisë, një nga arsye pse ne sot një dialog të vështirë me fqinjët tanë. Je njeriu dhe partia, qeveria e deridjeshme, të provuar nga Gjyakata Kushtetuese në një vendim 9 me 0 se keni shkelur interesin kombëtar dhe keni firmosur një marrëveshje kundër interesit kombëtar.

As saliu, as ti dhe as kjo parti nuk mund të akuzohen si antikombëtarë, por mund të gjykohen si të papërgjegjshëm dhe sado ta këndoni këtë hitin e fundit që keni vendosur ta përsërisni në gramafonin e PD, por është shumë e rëndësishme të kuptohet: Pse u shfaqët dje në Himarë?!

Nuk ka shqiptar që nuk e di që ne kemi një problem me fqinjët, një dialog të vështirë dhe jemi anagzhuar si shqiptarë, jo si në pazar.

Sipas fqinjëve tanë, atje në Himarë paska një projekt për të eliminuar minoritetin. Po ju, a jeni dakord? Se ejni PD-ja e Shqipërisë, alternativë e pushtetit. A jeni dakord ju që të përballet Shqipëria në Bruksel me këto akuza?

Nëse ju keni zë më të lartë se ai i opozitës greke, hajde thuaje këtu em zë të lartë. Se çfarë është Himara për mua, unë e them me vepra, s’ka nevojë ta them me fjalë. Ec e thoni nëse po veprojmë atje me dy standarje, nëse në nuk po veprojmë atje si në çdo pjesë të territorit.