Albania’s Prime Minister Edi Rama speaks during the fourth EU-Arab World Summit in Athens, Tuesday, Oct. 29, 2019. The Summit is an international forum of economic and political dialogue between the European Union and the Arab World. (AP Photo/Thanassis Stavrakis)
Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi lajmet që kanë qarkulluar së fundmi se BE-ja mund të rikthejë regjimin e vizave për Shqipërinë.
Në një postim në Twitter Rama shkruan se të gjithë e dinë se kujt i është hequr viza në Shqipëri, ndërsa thekson se nuk ka asnjë gjasë që të vihen vizat për Shqipërinë.
“Të gjithë e dinë se kujt i është vënë viza në Shqipëri, askush mos çuditet si e qysh përhapet thashethemi se BE-ja do kthejë regjimin e vizave! Nongrata nuk ka shans të hiqet, vizat nuk ka gjasë të vihen dhe opozita e rublave sado të japë shpirt s’ka për të hequr dorë rubla çorba”, shkruan Rama.