Politikanë dhe analistë të ndryshëm në Kosovë kanë dalë kundër Kryeministrit Edi Rama, tue i thanë që mos me folë n’emën të Kosovës gjatë vizitës së tij në Serbi ku bisedoi me Kryeministrin serb Aleksandar Vucic.
Kryeministri shqiptar u asht përgjigjë tanë kritikëve që e akuzojnë mos me folë n’emën të shtetit kosovar.
I ftuem në emisionin “Studio e Hapun” në News24, Rama tha se nuk fol n’emën të Kosovës, por për Kosovën.
Kryeministri ka shtue se për me folë për Kosovën dhe jo n’emën të Kosovës, nuk asht e nevojshme që m’i marrë leje askujt.

















