
Edi Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se gjatë Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet nesër në Tiranë nuk do të flitet për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës.
Rama tha se Procesi i Berlinit dhe samitet e tij nuk janë vendi për zgjidhjen e çështjeve bilaterale.
“Procesi i Berlinit është një proces i cili lidhet me nxitjen e vazhdueshme të të gjitha vendeve të rajonit drejt katër lirive të BE-së, lirisë së lëvizjes, të mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve. Dhe, tipikisht, ky proces dhe samitet e këtij procesi nuk janë vendi për zgjidhjen e çështjeve bilaterale por në programin e samitit që është përgatitur prej shumë kohësh në harmoni me kancelarinë gjermane, dreka e punës e liderëve do t’i kushtohet edhe marrëdhënieve fqinjësore në rajon”, tha Rama.

















