Rama: Mos e votoni këtë rrëmbim të pushtetit, që synimin e fundit e ka me e robnu të ardhmen e qytetit tonë

E publikuar: 27/02/2024 15:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar nga asamblistët e Kryeqytetit që të mos e votojnë shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal, Pëllumb Bajçinovci, raporton Ekonomia Online.

Në mbledhje të jashtëzakonshme që në rend dite ka shkarkimin e Bajçinovcit nga kjo pozitë, Rama e ka quajtur rrëmbimin e pushtetit.

“Sot, u drejtohem juve, në veçanti, sepse këtu mjaftueshëm i jemi drejtuar njëri-tjetrit me fjalë që lëndojnë raportet tona dhe qytetarët.

“Po ndodh sot kur u ktheva nga Katari ku me presidenten Osmani atje kemi biseduar për projekte. Sot jemi në udhëkryq për të prish të ardhmen, sot jam para jush për të përkujtuar se ne kemi një përgjegjësi jemi zgjedh mos me luajt lojëra politike po ku zhvillimi takon inovacionin. Një qytet ku zhvillon investime të reja. Të punojmë për të mirën që na përmbush, së bashku mund ta nderojmë një të ardhme prej të cilës të gjithë fitojmë. Ju lus mos e votoni këtë kërkesë për rrëmbim të pushtetit. Ai është një asamblist model që u dëshmua se është i të gjithëve. Po shkarkohet se nuk qenkan mbajt dy mbledhje që i dështuat ju”, u shpreh ai.