Rama: Mos e dashtë Zoti që Amerika të zgjedhë Donald Trump-in

E publikuar: 08/04/2016 09:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Edi Rama është lutur që kandidati republikan për president të SHBA-vë, Donlad Trump, të mos zgjidhet në këtë post.

“Mos e dashtë Zoti që Amerika ta zgjedh Trump për president”, ka thënë Rama. Kreu i qeverisë shqiptare ka thënë se nëse ndodh që Trump të zgjedhet si i pari i SHBA-së, atëherë do të përkeqësoheshin marrëdhëniet diplomatike në mes të shqiptarëve dhe amerikanëve”, është shprehur kryeministri në një intervistë për “Klan Kosova”.

Kryeministri Edi Rama thotë se ka raport të mirë me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç. Sipas tij, gjëja kryesore që i ndanë që të dy, është mos-pranimi i Kosovës, si shtet i pavarur nga Serbia. Kreu i ekzekutivit të Shqipërisë, në një intervistë për mediat në Kosovë ka thënë se gjatë karrierës së tij politike e ka kuptuar se nuk mund të bëhet progres pa dialog dhe thotë se me kryeministrin serb, marrëdhënien e ka normale.

“Është një raport i shëndetshëm, është i barabartë edhe pse ka gjëra të mëdha që na ndajnë, mosnjohja e Kosovës nga Serbia. Nga ajo që më ka mësuar jeta politike është se mungesa e komunikimit hap hendeqe të mëdha. Marrëdhëniet janë normale, është thyer një tabu”, ka thënë shefi i qeverisë shqiptare.

Duke folur për zgjedhjen e Hashim Thaçit president i Kosovës, ai ka thënë se Thaçi është pjesë e një kategorie të presidentëve që luajnë rol të rëndësishëm.

Një tjetër çështje që ka folur Rama, ishte dhe refuzimi për armët kimike. Me shaka Rama e ka krahasuar veten me Jose Mourinho: “Jam si Mourinho, kam gjithmonë të drejtë”.