Rama me aksion për heqjen e “shtëpizave reklamuese” të cilat ishin të vendosura në hapësira të gjelbëruara

E publikuar: 04/04/2022 16:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtoria e Inspekcionit në kuadër të aktiviteteve dhe aksioneve të planifikuara, në përputhje edhe me kërkesat e Kryetarit të Komunës, Përparim Rama, ka vazhduar aksionin për heqjen e “shtëpizave reklamuese” të cilat ishin të vendosura në hapësira të gjelbëruara në pjesë të ndryshme të qytetit të Prishtinës.Kështu është bërë e ditur në një njoftim për medie nga komuna e Prishtinës.

Drejtoria e Inspekcionit në kuadër të aktiviteteve dhe aksioneve të planifikuara, në përputhje edhe me kërkesat e Kryetarit të Komunës, Përparim Rama, ka vazhduar aksionin për heqjen e “shtëpizave reklamuese” të cilat ishin të vendosura në hapësira të gjelbëruara në pjesë të ndryshme të qytetit të Prishtinës.

Gjithashtu, Drejtoria e Inspekcionit sot gjatë ditës ka asistuar edhe lirimin dhe pastrimin e trotuarit përgjatë rrugës “Tirana” në Prishtinë.

Aksione të tilla, të cilat kanë për qëllim lirimin e hapësirave publike do të vazhdojnë edhe në të ardhmen prandaj si Drejtori e Inspekcionit vlerësojmë se mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i qytetarëve është jetik në synimin tonë të përbashkët për transformimin e Prishtinës.