Kryeministri Rama ka zhvilluar sot në mëngjes në Kryeministri një takim me kryesinë e Kuvendit dhe ministrat.
Ky takim do të jetë i përjavshëm dhe do të kete si temë diskutimi koordinimin parlamentar dhe do të zëvendësojë takimin Rama- Meta.
Gjatë takimit do të koordinohet axhenda e qeverisë me atë të komisioneve parlamentare.
Fotot janë shkrepur gjatë kohës që ministrat sapo kanë lënë selinë e kryeministrisë.



















