Partia Socialiste do të mbledhë sot Asamblenë, ku pritet që Kryeministri Edi Rama të prezantojë zv.ministrat e rinj. Mësohet se postet në fjalë do të drejtohen në shumicë nga femra.
Besa Spaho lakohet si zëvendësja e Niko Peleshit tek Ministria e Bujqësisë.
Artemos Dralo pritet si zëvendësja e Ditmir Bushatit.
Rovena Voda, aktualisht zv.ministre e Brendshme do të vazhdojë të mbajë postin e saj si zëvendëse e Fatmir Xhafajt.
Ndërkaq nuk pritet të ketë ndryshime te Ministria e Ekonomisë ku pritet të qëndrojë Ervin Mete.



















