Rama mbledh në pikë të mëngjesit ministrat dhe kryesinë e PS

E publikuar: 09/10/2017 08:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin e përjavshëm me ministrat dhe kryesinë e grupit të Partisë Socialiste.

Takimi ka nisur prej disa minutash në Kryesinë e Kuvendit, ndërsa të pranishëm janë të gjithë ministrat.

Ndërkohë, në orën 09.00 pritet të zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar të PS.

Mësohet se ky takim po zhvillohet për të diskutuar axhendën parlamentare.