Rama: Ksamili 2030, model mesdhetar në çdo aspekt

E publikuar: 24/03/2025 15:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, së bashku me kryebashkiakun e Sarandës, Oltion Çaçi dhe drejtorin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, pa nga afër ecurinë e punimeve në kantierin e bypass-it të Fierit.

“Faktikisht është e gjithë rruga nga hyrja deri te dalja e Ksamilit që është rruga kryesore 2,2 kilometër dhe më bërjen e bypassit merr një karakter komplet tjetër, komplet urban dhe turistik dhe praktikisht janë trajtuar rruga, trotuaret me pllaka, ndriçimi dhe pjesa e gjelbërimit. Kjo është pjesë e një sërë ndërhyrjesh në Ksamil të cilat janë ose duke përfunduar si puna e kësaj ose janë në fazë përfundimtare”, tha drejtori i FShZh.

Ndërsa, kryeministri Rama theksoi: “Kush do të vijë në Ksamil këtë sezon do të shikojë ndryshime të rëndësishme. Një aks tërësisht i rindërtuar. Ndërkohë, fillojmë punën me shëtitoren dhe me një sistemim shumë më konstruktiv të plazheve me shumë ndërhyrje brenda për brenda të realizuara. Ndërkohë që nuk jemi në fund të gjësë, jemi në proces, por Ksamili 2030 do të jetë model mesdhetar në çdo aspekt”.