Perparim Rama
Ndër të gjitha Ministritë, është ajo e Financave, e cila, sipas kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, nuk po e bën punën si duhet. Ai në “Debat Plus” ka thënë se me ministrin Hekuran Murati nuk ka bashkëpunim të mirë sikurse me Ministritë e tjera.
Rama u shpreh se vetë Ministritë e Qeverisë Kurti ankohen për Muratin, duke thënë se është dorështrënguar.
“Duhet që fondet t’i kemi tash. Po them që Ministritë të ndryshme ankohen në ministrin e Financave vetë, është një ide e mbrapshtë për t’i ruajtur paratë, paratë, taksat janë për qytetarët, nuk janë për t’i mbajtur turshi”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se me Ministrinë e Arsimit kanë bashkëpunim të shkëlqyer, teksa ripërsëriti se Ministria e Financave është ajo që po sjell probleme për kryeqytetin.
“Kemi bashkëpunim shumë të mirë, kemi fillluar të ndërtojmë edhe shkolla, edhe çerdhe me MAShT-in. Me gjitha Ministritë kemi bashkëpunim të mirëfilltë, përveçse me Ministrinë e Financave. Po vazhdoj të besoj që nuk është e qëllimshme, por është gabim teknik”, ka thënë ai.