Lajmet

Rama: Izolim, sanksione, humbje fondesh, mbyllje fabrikash – fatkeqësia që po e jeton Kosova si rezultat i një qeverie autokrate

02.07.2026 23:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rama: Izolim, sanksione, humbje fondesh, mbyllje fabrikash – fatkeqësia që po e jeton Kosova si rezultat i një qeverie autokrate

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, deklaron se pasojat që pagoi sot fabrika VITA e “pësuan punëtorët, fermerët e pronarët”.

Tutje Rama duke kritikuar pushtetin thekson se “sot po shohim biznese që mbyllen. Po mbesim pa fonde të Bashkimit Evropian, ndërsa amerikanëve, për projektin e gazit, iu përgjigjëm me arrogancë: “Ne kemi ide më të mirë.”

Rama vijon se “po humbim investime, po humbim vende pune, po humbim dinjitetin ekonomik të vendit. Ndërkohë, kjo qeveri po përpiqet t’i mbajë qytetarët peng të lëmoshave dhe premtimeve elektorale prej 100 eurosh, në vend që t’u krijojë mundësi dhe ti lejoj për të jetuar me punën e tyre”.

“Kjo është fatkeqësia që po e jeton Kosova si rezultat i një qeverie autokrate, të paaftë dhe papunëtore”, shprehet ai.

Reagimi i tij i plotë:

IZOLIM. SANKSIONE. HUMBJE FONDESH. MBYLLJE FABRIKASH.

Ky është bilanci i një politike që u shit si “patriotike”, por që sot po e paguajnë qytetarët e Kosovës.

Bashkimi Evropian po ridrejton fondet drejt Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Kosova mbetet jashtë. ❌ Qeveria e Albin Kurtit na ka lënë nën masa ndëshkuese dhe larg partnerëve tanë.

E kur flasim për pasojat sot e pagoi fabrika e qumështit Vita. E pësuan punëtorët. E pësuan fermerët. E pësuan pronarët. Nesër kush?

Sot po shohim biznese që mbyllen. Po mbesim pa fonde të Bashkimit Evropian, ndërsa amerikanëve, për projektin e gazit, iu përgjigjëm me arrogancë: “Ne kemi ide më të mirë.”

Kosova po ua kthen shpinën aleatëve që ndërtuan rrugën e lirisë dhe shtetësisë sonë, por edhe qytetarëve të saj që, me mund e përkushtim, ndërtuan fabrika dhe krijuan vende pune në Kosovën e lirë. Pamjet e sotme të kujtojnë vitet e ’90-ta, kur regjimi serb i largonte shqiptarët nga vendet e punës. Kjo është e dhimbshme dhe alarmuese.

Po humbim investime, po humbim vende pune, po humbim dinjitetin ekonomik të vendit. Ndërkohë, kjo qeveri po përpiqet t’i mbajë qytetarët peng të lëmoshave dhe premtimeve elektorale prej 100 eurosh, në vend që t’u krijojë mundësi dhe ti lejoj për të jetuar me punën e tyre.

Kjo është fatkeqësia që po e jeton Kosova si rezultat i një qeverie autokrate, të paaftë dhe papunëtore.

Mjerim!

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


IHMK paralajmëron, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

IHMK paralajmëron, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

Plevla e Malit të Zi kërkon “çnjohjen” e Kosovës, Dukaj: Merruni me problemet e qytetarëve tuaj

Plevla e Malit të Zi kërkon “çnjohjen” e Kosovës, Dukaj: Merruni me problemet e qytetarëve tuaj

Shtrenjtimi i naftës ndez alarmin, pritet valë e re e rritjes së çmimeve

Shtrenjtimi i naftës ndez alarmin, pritet valë e re e rritjes së çmimeve

Stuhia e fortë shkakton dëme në Suharekë, Muharremaj apelon për kujdes

Stuhia e fortë shkakton dëme në Suharekë, Muharremaj apelon për kujdes

Konushevci i VV-së e poston një foto me Sveçlën nga Ujmani pasi u rrënuan 11 vikendica: Veprat flasin vetë

Konushevci i VV-së e poston një foto me Sveçlën nga Ujmani pasi u rrënuan 11 vikendica: Veprat flasin vetë

Rama viziton dyqanin e bamirësisë në kryeqytet, thotë se kanë përfunduar inventarizimin e tij të plotë

Rama viziton dyqanin e bamirësisë në kryeqytet, thotë se kanë përfunduar inventarizimin e tij të plotë

Dy të arrestuarit në kufirin Serbi–Hungari nën hetim, Bild i lidh me shërbimin sekret rus

Dy të arrestuarit në kufirin Serbi–Hungari nën hetim, Bild i lidh me shërbimin sekret rus

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

Qorrolli i LVV-së: Duam marrëveshje me LDK-në, përfshirë edhe presidentin

Qorrolli i LVV-së: Duam marrëveshje me LDK-në, përfshirë edhe presidentin

Autoritetet maqedonase për aksidentin ku vdiqën 3 kosovarët: Po hetojmë, s’është e vërtetë që po ndiqeshin nga dikush

Autoritetet maqedonase për aksidentin ku vdiqën 3 kosovarët: Po hetojmë, s’është e vërtetë që po ndiqeshin nga dikush

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

Haxhiu nderon Qemal dhe Kozeta Zylon për kontributin në arsimin shqip në diasporë

Haxhiu nderon Qemal dhe Kozeta Zylon për kontributin në arsimin shqip në diasporë

Aksidenti fatal në Komoran, dalin detaje të reja: Familja ishte nisur nga Aeroporti i Tiranës

Aksidenti fatal në Komoran, dalin detaje të reja: Familja ishte nisur nga Aeroporti i Tiranës

Haxhiu nënshkruan dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë

Haxhiu nënshkruan dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë

Eurodeputeti austriak Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë

Eurodeputeti austriak Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë

Përurohet pllaka e “Shtëpisë Bazë”, ku u strehuan luftëtarët e UÇK-së gjatë viteve 1998–1999

Përurohet pllaka e “Shtëpisë Bazë”, ku u strehuan luftëtarët e UÇK-së gjatë viteve 1998–1999