Rama i’u përgjigjet qytetarëve për ankesat për “Prishtina Parking”

E publikuar: 17/03/2022 15:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Perparim Rama

Perparim Rama

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, në një konferencë për medie ka folur lidhur me ankesat e banorëve ndaj “Prishtina Parking”, raporton Ekonomia Online. Rama ka thënë se ka kontaktuar edhe drejtorin e Prishtina Parking ku janë zotuar që do të rregullohet.

Ai ka shtuar se vendimit i cili ka të bëjë me këtë çështje duhet t’i shtohen edhe disa pika, ku propozimi i tij është që rrugët mos të bëhen me laura por me shenjëzim horizontal dhe vertikal.“Jemi duke e shikuar edhe këtë situatë dhe jemi duke e analizuar.

Disa zona të cilat e kanë thirrur “Prishtina Parking” dhe kanë dashur të bëjnë organizime të mirëfillta”, tha Rama.“Normal ekziston vendimi është rregullorja të cilës i duhen disa pika shtesë të cilat vetëm se janë propozuar tash dhe do të përmirësohen.

Unë i kamë propozuar që rrugët nuk duhet të ndërkrehen me laura por duhet të kemi shenjëzim edhe vertikal edhe horizontal”.Rama tha se “Prishtina Parking” është organizatë e cila duhet të jetë për të mirën e qytetarëve, ai shton se ka zonatë cilat janë të pakontrolluara “Prishtina Parking është organizatë që duhet të jetë për të mirën e qytetarëve të Prishtinës. T’i ndihmojë banorëve rezident.

Shembull këto zona nuk janë të kontrolluara dhe mundet me ardh kushdo dhe çfarë do komune tjetër me u parku dhe me net tërë ditën sepse askush nuk të thotë se nuk bën me u parku këtu. Nëpërmjet “Prishtina Parking”, nëpërmjet shenjëzimit horizontal dhe vertikal e mundësojmë që zonat të jenë të kontrolluara dhe rezidentët të kenë qasje në parking.

Kemi kontaktua edhe drejtorin e “Prishtina Parking” lidhur me këto pika dhe është zotuar se të gjitha do të rregullohen”.