Rama i kërkoi Kurtit të “dal nga guaca e vetizolimit”, Kusari i reagon: Mbylleni “Ballkanin e Hapur”

E publikuar: 19/06/2023 23:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Albin Kurti-Rama-Foto-Balkaninsight

Albin Kurti-Rama-Foto-Balkaninsight

I dashur kryeministër Edi Rama, është kohë vere dhe akulli mund të shkrihet shpejt”, ka shkruar Kusari në Twitter, duke shtuar se është më mirë të mbyllë “Ballkanin e Hapur”.

Rama i kërkoi Kurtit të “dal nga guaca e vetizolimit”, Kusari i reagon: Mbylleni “Ballkanin e Hapur”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur shqetësimin e tij se tensionet mes Serbisë dhe Kosovës po rriten, duke theksuar se “do të rikthehet akulli mes dy vendeve(Shqipërisë dhe Serbisë), nëse policët nuk lirohen”.

Gjithashtu, Rama i ka bërë thirrje kryeministrit, Albin Kurtit, që të “dal guaca e vetizolimit dhe mos e humb veriun duke parë kudo armiq e tradhtarë! Koha është tani dhe po fluturon”.

Për këto deklarime të Ramës, ka reaguar shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, duke ironizuar me presidentin shqiptar.

“I dashur kryeministër Edi Rama, është kohë vere dhe akulli mund të shkrihet shpejt”, ka shkruar Kusari në Twitter, duke shtuar se është më mirë të mbyllë “Ballkanin e Hapur”.

“Më mirë mbylleni “Ballkanin e hapur” dhe do shihni si do të ngrihen fqinjët verior nga fryma e jugut. Kidnapimi dhe mbajtja e policëve është arsyeja e kahmotshme pse kufijtë e hapur me këtë nuk bëjnë”, ka shtuar ajo.