Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, reagoi pas akuzave të ditëve të fundit ndaj homologut Albin Kurti, për shkak të marrëveshjes së arritur në Bruksel për çështjen e targave.
Sipas Ramës, Kurti u soll si kryeministër dhe nuk mund të reagonte sikur të ishte në burg.
“S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme!”.
“Ta sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg”, u shpreh Rama.