Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin britanik, Rishi Sunak, këtë të enjte.
Të dy liderët vlerësuan marrëdhënien e ngushtë afatgjatë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë dhe u angazhuan për të forcuar bashkëpunimin sa i takon tregtisë, investimeve dhe mbrojtjes, përfshirë edhe sigurinë kibernetike.
Kryeministri Sunak pranoi kontributin pozitiv të komunitetit shqiptar në shoqërinë britanike, por të dy udhëheqësit pranuan se më shumë duhet bërë për të adresuar emigracionin e paligjshëm dhe për të sfiduar krimin e organizuar.
Ata diskutuan mbi planet për të shtuar bashkëpunimin për të adresuar sfidat e përbashkëta duke përfshirë edhe mbylljen e boshllëqeve që po ndalojnë kthimin e shpejtë të azil-kërkuesve të refuzuar.
Rama dhe Sunak mirëpresin të punojnë së bashku për t’i trajtuar këto çështje dhe të thellojnë marrëdhënien gjithëpërfshirëse mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.
Të dy liderët vlerësuan marrëdhënien e ngushtë afatgjatë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë dhe u angazhuan për të forcuar bashkëpunimin sa i takon tregtisë, investimeve dhe mbrojtjes, përfshirë edhe sigurinë kibernetike./tvklan