Kryeministri i Kosovës sapo ka arritur në pallatin e Brigadave.
Së pari do të zhvillojë takim me homologun e tij Edi Rama, për të vazhduar më pas me pikat e tjera të agjendës.
Takimi është i mbyllur për media, ndërkaq pas kësaj, pritet që të dy liderët të dalin në një konferencë të përbashket për media.

Kryeministri Haradinaj në Tiranë, kjo është agjenda e takimeve
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ndodhet për vizitë zyrtare sot në Tiranë
Për nder të vizitës së tij është organizuar pritje madhështore.
Parada e ushtrisë tashmë ka zënë vendin e saj, transmeton Gazeta Express.
Ramush Haradinajt pritet që për pak të arrijë në Pallatin e Brigadave ku do të takohet së pari me kryeministrin Edi Rama.
Kjo është vizita e parë zyrtare e Haradinajt si kryeministër i Kosovës.
Në takimet që kryeministri Haradinaj pritet t’i zhvillojë sot gjatë ditës me krerët e shtetit shqiptar, është i pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, së bashku me ministrin e Financave, Bedri Hamza, dhe këshilltarët në kabinetin e tij.
Express ju mban të informuar…























