Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur i befasuar dhe i gëzuar për faktin që me 6 dhjetor në Tiranë do të organizohet Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor, vendim ky i bërë publik nga presidenti i KE-së Charles Michel.
Kryeministri Rama thotë se “sot Tirana nuk është më ajo e deri disa viteve më parë, po është kryeqyteti i një vendi të respektuar në politikën ndërkombëtare, si edhe një qytet i ri europian tërheqës për zhvillimin e tij mbresëlënës”.
“Për historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë kjo është një ngjarje absolutisht historike”, vijon ai.
Postimi i tij i plotë KËTU.