Rama dhe Spiropali arrijnë në Prishtinë, priten nga Kurti e Konjufca

E publikuar: 20/12/2024 11:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas më shumë se dy vitesh Shqipëria dhe Kosova do të mbajnë mbledhjen e dytë të përbashkët mes dy kuvendeve. Delegacioni shqiptar në krye me Edi Ramën tashmë ka arritur në Prishtinë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Në këtë seancë do të mbajnë fjalën e hapjes kryetarët e dy kuvendeve, Elisa Spiropali dhe Glauk Konjufca, pastaj kryetarët e grupeve parlamentare e në fund nga një fjalim të dy kryeministrave Kurti dhe Rama.

Në këtë mbledhje e cila është paraparë që të nis nga ora 11:00, do të marrin pjesë të gjithë drejtuesit grupeve parlamentare pozitë-opozitë të të dyja vendeve.

Paraprakisht kryetarët e dy kuvendeve, Elisa Spiropali dhe Glauk Konjufca janë takuar, e prezent në takim janë edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti.