Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shprehet me emocion nga Franca në vigjiljen e ndeshjes Shqipëri- Zvicër në Euro 2016.
“Vigjilje drithëruese e të parës herë në histori që Shqipëria luan finalet. Cilido rezultati kjo është fantastike”, shkruan Kryeministri Rama ndërsa ndodhet në Francë për të ndjekur kombëtaren Kuq e Zi.
Rama poston një foto ku shqiptarë me flamuj dhe veshur kuq e zi kanë mbushur rrugët për të ndjekur kombëtaren.

Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com