Kryeministri Edi Rama u ka bëri thirrje sipërmarrësve të huaj të vijnë të investojnë në Shqipëri pa frikë dhe të mos dëgjojnë se ç’thonë ambasadorët e huaj dhe madje, as gazetat për Shqipërinë. Dejklarata u bë në një konferencë për sipërmarrjen në Tiranë, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori amerikan Donald Lu, i cili i ka drejtuar gishtin shpeshherë qeverisë për lidhje me banda kriminale si atë të Balilit, Shullazit etj.
“Pavarësisht se çfarë këndohet nga disa “frëngji”, Shqipëria është vend i sigurtë për të investime, – tha Rama, – veçanërisht në turizëm. Së pari, për të dytin vit radhazi, ne kemi qënë dëshmitarë të rritjes së kërkesës dhe ka qënë 25% më e ulët oferta se kërkesa; pra kemi nevojë për më shumë se 25% kapacite për mikpritjen dhe ka një pjesë të kërkesës që ka të bëjë me turizmin e nivelit më të lartë.
Dhe ne do të vendosim një vëmendje prioritare se aty vijnë të ardhurat më të mëdha e punësimi më cilësor. Pikërisht për këtë pasi kemi aprovuar një legjislacion shumë të favorshëm për investimet në turizëm, jemi duke përgatitur një paketë të re që për çdo investim me 4 e 5 yje të këtë një periudhë 10-vjeçare e në diskutim ende, për zero taksa. Pa taksa. Besojmë se kjo është rruga për të pasur impakt të shpejtë pozitiv në sektor dhe rritje punësimi cilësisht të konsiderueshme përmes këtij sektori.
Shqipëria është një vend ku nuk mundojmë problemet dhe nëse ju do të dëgjoni sidomos ambasadorët e huaj dhe me të drejtë, por nëse do të dëgjoni sipërmarrësit që operojnë në Shqipëri do të keni një pamje më optimiste sesa nga perceptimi i përgjithshëm apo thashethemet e mediave.
Kush ka ardhur sot, le t’i gëzohet këtij vendi dhe me këshillën miqësore, mos lexoni gazeta se ju pengojnë në aparatin tretës.”

















