Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se më në fund Bashkimi Evropian po e heq nga vetja njollën e trajtimit të Kosovës si një vend jashtë Evropës.
Ky reagim i Ramës vjen pasi Këshilli i Ministrave të BE-së vendosi që ta miratojë në lexim të parë liberalizimin e vizave për Kosovën, njofton Klan Kosova.
“Një hap i vonuar padrejtësisht me vite u hodh sot nga BE-ja, e cila më në fund po e heq nga vetja njollën e turpit të trajtimit të Kosovës si të ishte një vend jashtë Evropës! Urime jo vetëm Kosovës, po edhe Bashkimit Evropian”.