Kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama konsideron se Ballkani nuk është duke ecur drejt Bashkimit Evropian në mënyrë homogjene. Ai ka bindjen se vendet e rajonit sot kanë ritme të ndryshme sa i përket proceseve integruese.
Këtë qëndrim, Rama e ka shpërfaqur në Forumin rajonal “Evropa Juglindore si një treg i përbashkët”.
Rama ka shkuar edhe më larg duke vlerësuar se në rrethanat e tanishme as BE-ja nuk po ecën rrugës evropiane ashtu siç ishte planifikuar.
“Edhe vetë Bashkimi Evropian nuk po ecën drejt finalizimit të projektit, as në mënyrë homogjene, por edhe as në mënyrë të vendosur”, ka deklaruar Rama, duke mos i kursyer kritikat ndaj Brukselit.
Sipas tij, për Shqipërinë është e rëndësishme që të bëjë çmos që ta formësojë një politikë rajonale të dakorduar në funksion të bashkimit me Evropën, si Bashkim Evropian. /Gazeta Tribuna/