Rama anulon udhëtimin drejt Brukselit

E publikuar: 04/11/2025 11:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk do të marrë të marrë pjesë në Samitin e Zgjerimit të BE-së.

Megjithëse më parë vetë kryeministria kishte njoftuar udhëtimin e Ramës drejt Brukeslit nga burime të konfirmuara thuhet se Rama e ka anuluar pjesmarrjen ku ishte parashikaur që rreth orës 14:30, kryeministri të merrte pjesë në panelin “EU Enlargement Summit”.

Rama pritej që së bashku me Kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq, dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të diskutonin progresin e vendeve kandidate dhe sfidat e procesit të integrimit, shkruan Euronewsal.

Samiti bashkon liderët e vendeve anëtare dhe kandidate të BE-së për të diskutuar mbi të ardhmen e procesit të integrimit europian.

Shqipëria vazhdon të konsiderohet një nga vendet më të avancuara në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, me objektivin e qartë për t’u bërë pjesë e BE-së deri në vitin 2030.