Goran Rakiq
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka takuar përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, vetëm pak ditë para se të hyjë në fuqi vendimi për riregjistrimin e automjeteve me targa RKS.
Dhe siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, duke iu drejtuar takimit tha se “kanë marrë garanci se presidenti (Vuçiq) do të jetë me popullin e tij”.
“I kemi thënë qartë presidentit se nëse Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe njësitë speciale fillojnë të konfiskojnë pronën tonë (targat, veturat), ne do të përdorim të gjitha mjetet e rezistencës demokratike të popullit”, citohet të ketë thënë ai.
Në këtë drejtim, ai ka shtuar: “Nëse Prishtina shkon me dhunë, ne do të bllokojmë të gjitha rrugët”.
Siç vënë në pah mediat serbe, një Mbledhje e Këshillit të Sigurisë Kombëtare është caktuar për në orën 10:00, pas së cilës presidenti Vuçiq do t’i drejtohet mediave.