Rakiq: Jo AKS sipas vendimit të Kushtetueses

E publikuar: 06/04/2018 23:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe, ka theksuar sot se për këtë listë dhe për popullin serb në Kosovë më e rëndësishmja është që AKS-ja (Asociacioni i Komunave serbe) të formohet siç është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit, transmeton Koha.net.

Ai, siç përcjell “veçernje novosti”, ka thënë se serbët në Kosovë dyshojnë në qëllimet e sinqerta të Prishtinës dhe ka tërhequr vërejtjen se AKS është detyrim ndërkombëtar e se garant për këtë është edhe Bashkimi Europian.

“Pikërisht për këtë arsye duam që Prishtina të përmbushë atë që është obliguar. Këtë ajo ta bëjë në bazë të marrëveshjes që është arritur në Bruksel e jo në bazë të ligjeve të saj e jo sidomos pasi që Kushtetuesja e Kosovës i ka anuluar 22 nga 23 elementë për formimin e Asociacionit të Komunave serbe“, citohet të ketë thënë Rakiq i ka shtuar se marrëveshjet ndërkombëtare janë më të vlefshme se sa ato të institucioneve në Prishtinë.