Rakiq
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se ardhja e kryeministres serbe Ana Bërnabiq në Kosovë do të thotë shumë dhe se ka të bëjë me të gjitha segmentet e jetës, përfshirë edhe politikën.
“Ardhja e saj do të thotë se ne jemi për paqen dhe stabilitetin dhe se jemi për qëndrimin dhe mbijetesën”, tha Rakiq për RTS.
Ai shtoi se Bërnabiq është e përfshirë drejtpërdrejt në problemet e popullit serb dhe se ai do t’i kërkojë asaj të vazhdojë luftën për paqen dhe stabilitetin dhe të vazhdojmë të investojmë në këtë hapësirë.