Raka: Nga vjeshta do ta kemi edhe një armik përballë, përveç Covid-19

E publikuar: 27/08/2020 22:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mikrobiologu Lul Raka ka paralajmëruar shtim të rrezikut shëndetësor për qytetarët e Kosovës gjatë vjeshtës dhe dimrit.

Ai ka thënë se përveç me Covid-19, populli do të përballet edhe me një armik tjetër.

“Nga vjeshta do t’i kemi dy armiq përballë, gripin sezonal dhe Covid-19”, ka thënë Raka në televizionin T7.