Mikrobiologu Lul Raka ka thënë sot edhe pas heqjes së masave nuk duhet të ketë shëtitje të lira e pa distancë dhe masat parandaluese duhet të vazhdojnë të zbatohen, sidomos distanca dhe higjiena.
Raka tha se personat asimptomatik janë të rrezikshëm për përhapje të sëmundjes.
Sipas tij, nëse nuk respektohen masat parandaluese atëherë mund të ketë edhe valë të dytë të pandemisë, si rasti i Singaporit ku pas kalimit të valës së parë për shkak të mos mbajtjes së distancës dhe higjienës për një ditë janë infektuar mbi një mijë persona.
Mikrobiologu Raka tha se secili shtet i ka kapacitetet e veta, por sipas tij, Kosova e din sa ka respirator dhe fluksi i parë ku personat që kanë nevojë e kalojnë numrin e respiratorëve atëherë situata del prej kontrolle.
“Këto masa që janë ndërmarrë kanë qenë të pashmangshme, jo veç për Kosovën, por për krejt botën, përveç Suedia që ka pasur qasje tjetër”, tha ai.
Duke folur për personat asimptomatik, Raka tha se për të ditur ata persona që kanë kaluar sëmundjen por që kanë qenë asimptomatik nevojiten teste serologjike. /RTVDukagjini