Refik HASANI
Medvegja, Bujanoci e Presheva si Rajoni më i prapambetur në Evropë pasi ka mbetur edhe më tej më i pa zhvilluar dhe është domosdoshmëri e kohës që të ndihmohet që së paku të lirohet nga tatimi në pronë si dhe taksa e kontribute tjera . Borxhet të ngrihen apo edhe të lirohen plotësisht nga tatimi në pronë dhe taksa tjera . Që nga viti 1999 deri në vitin 2015 të lirohen nga tatimi. Propozimi në fjalë është që tri komunat duke i marrë parasysh rrethanat, duke miratuar edhe me një rekomandim që t’ju drejtohet Parlamentit dhe Qeverisë së Serbisë, por edhe instancava e mekanizmave Ndërkombëtar, që nga të gjitha borxhet e mbetura jo të paguara të lirohen. Kjo do të ndihmonte të gjithë ata që dëshirojn të kthehen dhe të jetojn në trojet e të parëve. Ndihma do të ishte edhe për të dëbuarit, zhvendosurit dhe shpërngulurit që mendojn të kthehen dhe të vazhdojn të marrin dokumenta të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës. Këto tri komuna të ndihmohen, mbështeten dhe të përkrahin çdo familje që është duke jetuar aktualisht në këtë Rajon më të prapambetur të Evropës . Një nga investimet është edhe kjo – bile të lirohen nga disa taksa dhe kontribute ,pasi ende ska edhe pas më se një dekadë e gjysmë nga projekte serioze e kapitale për kthim të ndihmuar nga Qeveria e Serbisë .Duke u liruar nga tatimi në pronë si dhe taksa e kontribute ,kështu do të joshen njerëzit për të vazhdura të jetojn e pse jo edhe për ata që dëshirojn të kthehen në toka e të parëve. Ne, më herët kemi kërkuar publikisht që për Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë të mbahet një konferencë e donatorëve që së pari të marrin pjesë Prishtina, Tirana dhe donator të huaj. Serbët lokal në Kosovë gëzojn shumë beneficione të mëdha vetëm sepse janë të regjistruar si të zhvendosur, kurse të zhvendosurit Shqiptarë gati kan mbetur nënë mëshirën e fatit të tyre.Tani janë dy Deputet Shqiptarë në Parlamentin e Republikës së Serbisë në Beograd dhe ata do duhej që këtë çështje ta shtrojn në Parlament dhe ta theksojn se kjo krahinë është ndër krahinat më të prapambetura, jo vetëm në ish hapsirat Jugosllave por edhe në Evropë. Kështu që ky Rajon të lirohet nga disa taksa dhe tatime në pronë. Por, zhvillimi i këtij rajoni do ta ndihmonte edhe më shumë në mos shpërnguljen .