Orët e Raikkonen duken të numëruara tek Ferrari.
Finlandezi ka nevojë për një mrekulli rikonfirmimi tek kokëkuqja. I vetmi që e shpëton atë për momentin është Sebastian Vettel. Mes dy kampionëve të Botës, gjithcka shkon mirë, por për Maurizio Arrivabene-n, rinovimi bazohet mbi paraqitjen në pistë por edhe tek marrdhëniet me skuadrën.
E pikërisht në këtë drejtim Kimi ka shanse të reduktuara gjithnjë e më shumë lidhur edhe me kontradiktat dhe kritikat publike në drejtim të inxhinierëve që punojnë për makinën e tij. Vendimi për pilotët e sezonit të ri do të merret brenda këtij muaji dhe gara e fundjavës së ardhshme mund të nisë fundin e karrierës së Raikkonen te Ferrari.
Arrivabene nuk dëshiron të shpejtojë njoftimin e këtij vendimi pasi kjo do të rrezikonte të conte në demotivimin e Kimi-t. Megjithatë kjo nuk e pengon Ferrari-n të shohë në qarkullim për alternativa të vlefshme. Dhe në Maranello mund të jetë një tjetër finlandez, Valtteri Bottas, që po bën një sezon të mirë dhe është në fundin e kontratës te Williams./ss/