Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka takuar ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Sipas një njoftimi për media, Rafuna me Minxhozin kanë biseduar rreth mundësive të bashkëpunimit në mes të bizneseve të të dy vendeve dhe mundësive të intensifikimit edhe më tej të marrëdhënieve bilaterale.
“Dy palët diskutuan rreth bashkëpunimit për projekte të ndryshme si dhe angazhimin e përbashkët në afrimin e bizneseve të të dy vendeve”, thuhet në njoftim.