Konfirmohen parashikimet me të këqija për dëmtimin e mesfushorit të Barcelonës Rafinha. Ekzaminimet e fundit tregojnë për kuputjen e ligamentit në gjurin e djathtë, që do të thotë se futbollisti duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjiale gjatë ditëve të ardhshme dhe me shumë mundësi nuk do të jetë në dispozicion të Luis Enriques për pjesën e mbetur të sezonit.
Gjatë sfidës më Romën në Olimpiko, Rafinha pësoi një ndërhyrje të rëndë nga Nainggolan kur kishte vetëm një minutë në fushën e blertë. Skuadra katalanase u kthye dy ore pas mesnate në aeroportin e Barcelonës, ndërsa Rafinha dhe babai i tij u drejtuan drejt spitalit për ekzaminime më të specializuara. Pas më shumë se një ore, futbollisti u shfaq me paterica, por arrinte ta vendoste këmbën në tokë. Rezultatet konfirmuan më të keqen, 22-vjecari duhet të operohet për t’i rikthyer sërish në fushë, por deri në riaftësimin e tij të plotë ndoshta sezoni do të ketë përfunduar.