Ka përfunduar festa e Vidovdanit në Gazimestan. Të pranishëm në këtë festë ishin më shumë se 1500 persona.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe mitropoliti i Malit të Zi, Amfilohije Radoviq.
Duke folur rreth kësaj feste, Radoviq ka thënë se “Car Lazari dhe Skënderbeu kanë luftuar për të njëjtin ideal për largimin e Osmanëve prej Ballkanit”, raporton KTV.
Ndërkohë, zyrtarët serbë, edhe pse kishin paralajmëruar pjesëmarrjen, ata nuk ishin të pranishëm në Gazimestan.
As kryeministri Vuçiq e as shefi i Zyrës së Qeverisë të Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq, nuk janë parë në Gazimestan.