Sot fillon muaji i qumështit apo si quhet edhe ndryshe muaji i bardhë.Ndërsa ne kemi vendosur që mu në fillim të këtij muaji të zbardhim faktet rreth akuzave të kohëve të fundit drejtuar sektorit vendor të qumështit në Kosovë.
Poashtu, këto fakte po i zbardhim mu tani për shkak të vonesave nga institucionet përkatese në ofrimin e dokumentacioneve të nevojshme për zbardhjen e këtyre akuzave.
Kohëve të fundit ne dhe industria e qumështit në përgjithësi kemi qenë cak i sulmeve të gazetës Kosova Sot. Ne poashtu kemi arsye të besojmë se një pjesë e sulmeve të drejtuar sektorit të qumështit në Kosovë janë të porositura nga Serbia. Kjo pasi që rritja ekonomike në Kosovë nuk shkakton vetëm dëm politik për Sërbine, por nënkupton edhe humbjen e një tregu mjaft fitimprurës dhe domethënës për ekonominë serbe.
Si që e dijmë Serbia është eksportuesi më i madh për në Kosovë.
Këtu menjëherë kisha dashur të ju falenderoj edhe njëherë konsumatorëve, pasi që pavarësisht akuzave dhe sulmeve, në asnjë mënyrë nuk iu është lëkundur besimi në produktet e VITA. Përkundrazi, ne vazhdojmë një rritje të qëndrueshme, që është karakteristikë e jona që nga themelimi. Fakti që jemi një ndër brendet më të besueshme dhe të pelqyera në Kosovë e ka vërtëtuar edhe sondazhi i parë i kërkimit i “Best Buy Award” në Kosovë, i cili u krye nga organizata zvicerane “ICERTIAS. – International Certification Association GmbH”. Për këtë sondazh keni raportuar edhe ju javën e kaluar të nderuar përfaqësues të mediave dhe ne ju falenderojmë për këtë.
Sa i përket konkretisht akuzave:
Deri vonë nuk kemi deshiruar të komentojmë lidhur me këto akuza pasi që kemi pritur dokumentet zyrtare nga Dogana dhe AVUK që vërtetojnë që këto akuza janë jo vetëm të rrejshme apo te paverteta.
Ne nuk përdorim dhe asnjëherë nuk kemi përdorur qumësht pluhur në produktet tona. Në dokumentet e bashkangjitura do ti gjeni të dhënat nga Dogana e Kosovës ku qartazi shihet se ne nuk importojmë qumësht pluhur.
Nga ana tjetër, janë një varg arsyesh tjera për shkak të cilave ne nuk përdorim qumësht pluhur, e disa nga këto janë:
Kosova ka mbiprodhim dhe rrjedhimisht edhe tepricë të qumështit për përpunim. Ne shumë shpesh gjendemi në pozita ku edhe pse tregu nuk ka nevoje, duhet të blejmë qumështin nga fermerët tonë ashtu që të mos hudhet dhe të shkoj dëm. E shumë shpesh për këtë arsye edhe bëjmë fushata të ndryshme promocionale ku produktet tona i shesim edhe me 50 % zbritje, gjithmone duke menduar per fermeret dhe mos mbylljen e fermave te tyre.
Qumështorja Vita ka bashkëpunim me kompaninë e mirënjohur Tetra Pak nga Suedia. Një ndër kushtet themelore të bashkëpunimit më këtë kompani me renome botërore është edhe aplikimi i standardeve më të larta të kualitetit të cilat ne i aplikojmë me rreptësi. Kështu që përveç traditës sonë shumë vjeçare të respektuar në biznes, bashkëpunimi me Tetra Pak është edhe një garancë shtesë për kualitetin e produkteve tona.
Për më shumë qumështorja jonë funksionon sipas standardeve ISO 22000 dhe HAACP dhe standardeve të tjera që garantojnë kualitetin në nivel ndërkombëtar. Mbi të gjitha, shumica e produktev të importuara nuk kanë qertifikata të nivelit që ka Vita, si për shembull ISO 22000 dhe HAACP; dhe rrjedhimisht nuk mund të dijmë se çfarë standardi të prodhimit kanë fabrikat në të cilat prodhohen këto produkte, dhe rrjedhimisht nuk mund të dihet edhe niveli i kualiteti të këtyre produkteve.
Nga ana tjetër, Vita i ka arritur dhe i përmbahet këtyre standardeve gjithmonë falë bashkëpunimit me fermerët e Kosovës dhe falë përkushtimit të tyre në rritjen e kualitetit të qumështit të Kosoves.
Për fund duhet të theksoj edhe njëherë, që sikur edhe ishit dëshmitar gjatë shetitjes sonë të më hershme në fabrikë dhe në fermën partnere, qumështi në Kosovë prodhohet dhe përpunohet sipas standardeve më të larta botërore, dhe është më i freskët e rrjedhimisht edhe më i shëndëtshëm se sa secili qumësht apo produkt i qumështit që vjen nga importi.
Kete mund ta deshmojme me rastin e para 2 viteve ku disa qumeshta te cilet importohen kanë pasur “problem” me aflatoksin ndersa produktet tona te Kosoves, duke ju falenderuar fermereve dhe kujdesit te tyre kane dalur fitimtare duke i permbushur te gjitha standardet .
Në fund, përveç ofrimit të cilësisë, duhet të ju rikujtoj edhe njëherë se qumështorja Vita punëson mbi 300 përsona në formë të drejtëpërdrejtë, dhe krijon të ardhura për mbi 2000 familje fermëre në tërë Kosovën me të cilat ka bashkëpunim të rregullt në grumbullimin e qumështit.
Përfundimisht ne si kompani duam te ju ftojmë te gjitheve dhe jo vetem juve të nderuar gazetarë mirëpo edhe çdo qytetarë të Kosoves të vizitojnë fabrikën tonë “ Vita”.
Të gjithë të interesuarit mund të paraqiten në numrin 0 8000 7777.
Vita është 100 % e Kosovës.
Drejtorit Gjeneral – Xhelal Radoniqi
(Artikull i sponsoruar)