Lajmet

Rabini amerikan: Kosova, shembull si të luftohet radikalizmi

25.05.2016 11:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rabini amerikan: Kosova, shembull si të luftohet radikalizmi

Në një shkrim për Agjencinë Telegrafike Hebraike (JTA), rabini i njohur amerikan, Joshua M. Z. Stanton shpreh mospajtim me shkrimet që portretizojnë Kosovën si vatër të ISIS-it.

Stanton, i cili ka qenë dhe do të jetë edhe sivjet në mesin e folësve në konferencën vjetore ndërkombëtare ndërfetare në vendin tonë, thotë se si hebre është ndjerë i sigurt dhe i mirëseardhur në Kosovë.

Rabini amerikan, Joshua Stanton, në shkrimin e tij autorial për media izraelite e citon Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili, thotë Stanton, ka luajtur një rol kyç në bërjen e Kosovës shtet dhe i cili mbetet figurë kryesore për shtetin e ri.

“Republika jonë e vogël është përballur me gjenocid vetëm 17 vjet më parë, por ne kemi arritur të rindërtojmë shtëpitë tona, të rindërtojmë shoqërinë tonë dhe të rivendosim tolerancën mes komuniteteve, duke përfshirë edhe ato fetare, gjë për të cilën jemi bërë të njohur tashmë”, e citon Stanton, presidentin Thaçi, transmeton Indeksonline.

Stanton pohon se Thaçi pranoi se në “vitet e pas luftës, elemente radikale në margjinat e Bashkësisë Islame janë përpjekur të uzurpojnë qëndrimin tradicional të Islamit në shoqërinë tonë sekulare duke u orvatur për të rekrutuar të rinjtë për t’iu bashkuar radhëve të ISIS-it dhe për kauza të tjera të liga”.

Megjithatë, ngulmoi ai, “ne, si shtet dhe si shoqëri u përgjigjëm – dhe u përgjigjëm zëshëm”.

Duke vënë në pah përdorimin e sistemit ligjor të Kosovës për të ndjekur penalisht ata që kanë kryer apo planifikuar ekstremizëm të dhunshëm, Thaçi ndau dëshmi mbi sukseset fillestare të vendit, duke thënë se numri i kosovarëve që i janë bashkuar kauzës “ekstremiste” në Siri është më i vogël se në shumicën e shteteve anëtare të BE-së.

“Jam takuar privatisht me Thaçin kur isha në Kosovë vitin e kaluar, ishim të shoqëruar vetëm nga personeli i tij dhe ministri Selimi. Nderimi që i bëhet atij atje nuk duhet neglizhuar. Kjo është njësoj sikurse George Washington-i i Kosovës apo Thomas Jefferson-i të merrnin qëndrim publik kundër ekstremizmit dhe në të mirë të pluralizmit fetar.

Rabini amerikan shkruan se Kosova është një shtet i “porsalindur”, një vend me shumicë myslimane që luftoi për pavarësinë e tij nga Serbia vetëm tetë vjet më parë. Megjithatë, Kosova ka ngritur një pllakë përkujtimore kushtuar viktimave të Holokaustit në oborrin e Kuvendit të saj, ka zgjedhur një presidente grua, ka mbajtur paradë në mbështetje të të drejtave të komuniteteve LGBTI dhe ka përkrahur ndërtimin e një katedraleje të madhe katolike në kryeqytet për të nderuar Nënë Terezën.

“Si një hebre dhe një rabin, kam ecur rrugëve të kryeqytetit të Kosovës dhe në disa vende rurale me jarmulkën time mbi kokë, duke u ndjerë farë i sigurt dhe madje gjerësisht i mirëpritur me t’u treguar banorëve besimin tim”, thotë rabini Stanton, transmeton Indeksonline.

Më tutje, Stanton thekson se javën e ardhshme do të kthehet në Kosovë për herë të tretë si folës në konferencën vjetore ndërkombëtare Interfaith Kosovo. Ai rikujton se dy fitues të çmimit Nobel do të jenë në mesin e folësve kryesorë, dhe se liderë nga organizata fetare, qeveritare dhe joqeveritare nga e gjithë bota do të marrin pjesë në këtë konferencë.

Kryetari i sapozgjedhur i Londrës, Sadiq Khan, dhe kryeipeshkëvi i Romës, Vincenzo Paglia, do të nderohen “për kontributin e tyre në dialogun global mes besimeve”.

Rabini amerikan, Joshua M. Z. Stanton, thekson se kjo është një Kosovë shumë e ndryshme nga ajo që është përshkruar javën që shkoi në një shkrim të New York Times të titulluar “Si u shndërrua Kosova në tokë pjellore për ISIS-in”.

Sipas artikullit, thotë Stanton, Arabia Saudite dhe shtete të tjera të Gjirit arab po eksportojnë në Kosovë ideologji konservatore myslimane që kanë frymëzuar kosovarët për t’iu bashkuar islamistëve radikalë.

Si një rabin amerikan, thotë rabini Stanton, nuk jam në pozitë për të kontestuar pohimet e artikullit. Megjithatë, mendoj se do të ishte e pasaktë të sugjerohet se Kosova është e prirur në mënyrë të veçantë për radikalizëm apo të thuhet se përpjekja për të radikalizuar një popullsi historikisht të moderuar po shënon ndonjë sukses. Në të vërtetë, Kosova meriton vëmendjen tonë si një shtet lider dhe ekzemplar në luftimin e ekstremizmit.

“E them me siguri të plotë se shkrimi i New York Times nuk do të më lëkundë nga pjesëmarrja në konferencën ndërfetare në Kosovë. Shpresoj se ky artikull nuk do të dekurajojë as të tjerët për të vizituar këtë shtet. Fundja, artikulli duhet të shërbejë si një thirrje për të dyfishuar përpjekjet për të promovuar bashkëpunimin ndërfetar, posaçërisht në rajonet e prirura për konflikt”, thotë rabini Stanton.

Stanton thotë se nëse ka një dallim kryesor në mes të Kosovës dhe aq shumë shteteve të tjera të përballura të cilat po i kundërvihen ekstremizmit, atëherë ai është lidershipi. Po, politika e saj mund te jetë e ngatërruar dhe e ndërlikuar, thotë rabini Stanton, por Kosova është një nga shtetet më të reja në botë, ku udhëheqësit e saj kujdesen thellësisht dhe janë dëshmuar vizionarë në pozicionimin e Kosovës si qendër për bashkëpunim dhe dialog ndërfetar, e jo konfliktit dhe ekstremizmit.

Rabini amerikan thotë se kjo është ilustruar më së miri, veçanërisht me themelimin e nismës Interfaith Kosovo nga Selimi, i cili, sipas tij, është treguar i artikuluar edhe në përgënjeshtrimin e shkrimit të New York Times.

“Sipas një sondazhi të kryer nga British Council, 98% e popullsisë së Kosovës mbështet anëtarësimin e Kosovës në BE, dhe ne jemi shteti i parë në të gjithë Ballkanin që ka zgjedhur një presidente grua afro pesë vjet më parë”, parafrazohet Selimi lidhur me atë që i ka thënë rabinit Stanton, transmeton rtk.

Kosova, thotë rabini Stanton, ndodhet pranë zemrës së Ballkanit, dhe qytetarët e saj kanë vuajtur shumë në dekadat e shkuara. Ajo vazhdon të përballet me çështje të identitetit shtetëror. Por, Stanton thotë se mbetet optimist se udhëheqja politike dhe ajo shoqërore e Kosovës mund të tejkalojnë trysnitë nga jashtë. Ai thotë Kosova ka shumë për të ndarë me te tjerët, se bota mund të marrë shumë mësime nga ajo, dhe se më ëndje e pret vizitën e radhës në këtë vend.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kundërshtimi i Sejdiut nga 6 deputetët e LDK’së, Haziri: Janë edhe 6 të tjerë me hezitime serioze që bëjnë 12

Kundërshtimi i Sejdiut nga 6 deputetët e LDK’së, Haziri: Janë edhe 6 të tjerë me hezitime serioze që bëjnë 12

Gashi: Historia bëhet nga ata që guxojnë, por liria u përket të gjithëve!

Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK-ja

Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK-ja

Kufoma e Mlladiq në Serbi, Çanak: S’ka dëshmi më të madhe se ajo ishte agresore, Bosnja ka të drejtë të bëjë padi për dëme lufte

Kufoma e Mlladiq në Serbi, Çanak: S’ka dëshmi më të madhe se ajo ishte agresore, Bosnja ka të drejtë të bëjë padi për dëme lufte

Veliu “sulmon” Abdixhikun për 6 deputetët: Ata nuk janë problemi

Veliu “sulmon” Abdixhikun për 6 deputetët: Ata nuk janë problemi

6 vite nga Marrëveshja e Washingtonit, Hoti: Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri me orientim të qartë euroatlantik

6 vite nga Marrëveshja e Washingtonit, Hoti: Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri me orientim të qartë euroatlantik

Kusari-Lila beson se do të ketë vazhdimësi të suksesshme të konstituimit të Kuvendit

Kusari-Lila beson se do të ketë vazhdimësi të suksesshme të konstituimit të Kuvendit

Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

Gjini: Kosova tashmë është vetëm jashtë normave të rregullimit të vet kushtetues

Gjini: Kosova tashmë është vetëm jashtë normave të rregullimit të vet kushtetues

BMW tërheq gati 200 mijë vetura, rrezik për zjarr në motor

BMW tërheq gati 200 mijë vetura, rrezik për zjarr në motor

Miftaraj: Historia do ta mbajë mend Avni Deharin si dikush që po tallet me Kuvendin e Kosovës

Miftaraj: Historia do ta mbajë mend Avni Deharin si dikush që po tallet me Kuvendin e Kosovës

Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

Kos paralajmëron Serbinë: Kthimi i eshtrave të Mlladiqit do të jetë “provë shumë e rëndësishme” për rrugën drejt BE-së

Kos paralajmëron Serbinë: Kthimi i eshtrave të Mlladiqit do të jetë “provë shumë e rëndësishme” për rrugën drejt BE-së

Aktakuza për krimet e luftës në Prekaz, identifikohen 35 të pandehur për sulmin në lagjen e Jasharajve

Aktakuza për krimet e luftës në Prekaz, identifikohen 35 të pandehur për sulmin në lagjen e Jasharajve

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krimet e luftës në Prekaz, Isufaj: Është e para për vrasjen e civilëve në familjen Jashari

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krimet e luftës në Prekaz, Isufaj: Është e para për vrasjen e civilëve në familjen Jashari

AAB shënon një nga mbrëmjet më të veçanta akademike: Gjenerata XXIII diplomon në një ceremoni madhështore

AAB shënon një nga mbrëmjet më të veçanta akademike: Gjenerata XXIII diplomon në një ceremoni madhështore