RNjë person është lënduar në Gjilan, derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës.
I njëjti është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar, pronar i firmës është arrestuar.
Pas, intervistimit i njëjti me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rr. Idriz Seferi, Gjilan 16.03.2026-10:40. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, deri sa ishte duke punuar në vendin e tij të punës në një firmë, kishte rënë nga një lartësi prej rreth tri metra. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar, pronar i firmës është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

















