Një 25-vjeçare shqiptare ka humbur tragjikisht jetën në Itali. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Barcellona Pozzo di Gotto. Viktima quhet Ambra Seferi.
Ajo ra nga kati i tretë i një apartamenti. Fatkeqësisht dëmtimet ishin shumë të rënda për të renë, e cila humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë që ka tronditur komunitetin atje.