Qytetari ia bën një pyetje Enver Hoxhajt para fillimit të tubimit në Prishtinë, kjo është përgjigja e tij

E publikuar: 11/01/2025 22:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot tubimin zyrtar të hapjes së fushatës për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt.

Derisa shumë mbështetës të PDK-së prisnin në radhë për t`u futur në sallën 1 Tetori, ku u mbajt takimi, deputetit të PDK-së, Enver Hoxhaj, iu bë një pyetje interesante.

„Pse s`e keni marr vendin ma të madh?“, e pyet qytetari Enver Hoxhajn, i cili gjithashtu pret në radhë për t`u futur në sallën ku do të mbahet hapja e fushatës, i cili gjithashtu është kandidat për deputet në këto zgjedhje.

Megjithatë, Hoxhaj ka një përgjigje interesante „Të dytin e kemi në Stadium“, duke aluduar që tubimin e dytë PDK do ta mbajë në stadiumin Fadil Vokrri.