Qytetari e pyet pse nuk po hap fabrikë në Kosovë, kështu përgjigjet Behgjet Pacolli

E publikuar: 01/09/2021 11:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, në një postim për ditëlindjen e tij të 70-të, ka deklaruar se do të ishte i lumtur nëse do të ishte i sigurtë se ajo çfarë ka bërë deri më tani ka qenë e dobishme për komunitetin dhe ka shërbyer si frymëzim për brezat e rinj.

Postimi i tij morri mjaft shumë pëlqime në rrjetin social Facebook dhe më shumë se 300 komente.

Por, Pacolli nuk ka hezituar t’i replikojë një qytetari i cili e pyeti pse nuk e ka hapur një fabrikë në Kosovë me qëllim që të punësojë qytetarët.

Ai ka deklaruar se aktualisht punëson 5 mijë qytetarë brenda Kosovës dhe më shumë se 8 mijë kosovarë të tjerë jashtë vendit.