Ndonëse nga një shtatori kur edhe ka hyrë në fuqi Pakoja e Re Fiskale, e cila parasheh që për artikujt bazë norma e TVSh-së, të ulet nga 16 në 8 për qind, kjo gjë për qytetarët nuk është duke u vërejtur. Madje sipas tyre produktet bazë siç janë vaji, kripa, buka dhe qumështi janë duke u shitur me çmim edhe më të shtrenjtë.
Ata thonë se me ngritjen e çmimeve të vazhdueshme, shporta e konsumatorit vetëm sa po dëmtohet më shumë.
Fevzi Hashani nga Obiliqi, thotë për Tribuna Channel, se për asnjë nga produktet bazë për të cilat është paralajmëruar që do të ketë zbritje me hyrjen në fuqi të Pakos së Re Fiskale, nuk ka pasur ulje për asnjë cent.
/Tribuna Channel/