Avokatit të Popullit:Në Kosovë nuk po zbatohet Konventa e të drejtave të qytetarëve

E publikuar: 30/12/2015 12:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Institucioni i Avokatit të Popullit ka prezantuar sot raportin vjetor të vitit 2015.

Sfida kryesore për Avokatin e Popullit gjatë këtij viti ka qenë zbatimi i rekomandimit të Avokatit të Popullit, si dhe ngritja e besueshmërisë së qytetarëve në këtë institucion.

Avokati Hilmi Jashari duke folur për kthimin e besueshmërisë së qytetarëve në këtë institucion është shprehur se besimi i qytetarëve nuk kthehet brenda ditës dhe se ky besim do të kthehet kur të respektohen rekomandimet e Avokatit të Popullit nga institucionet e vendit.

Ai madje tha se në Kosovë nuk po zbatohet Konventa e të drejtave të qytetarëve dhe se Kosova është shumë larg shteteve të rajonit sepse është i vetmi shtet ku qytetarët nuk kanë të drejtë ankese në Gjykatën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.