Nga LVV-ja kanë bërë të ditur se në KQZ është marrë vendim që qytetarët të votojnë edhe me letërnjoftim që e ka afatin e skaduar. Kështu ka shkruar në Facebook, Arlind Manxhuka nga sekretariati për media i LVV-së. Ai thotë se të gjithë ata që janë në listë të votuesve mund të votojnë edhe nëse e kanë letërnjoftimin me afat të skaduar. “Njoftim:KQZ posa mori vendim për lejimin e qytetarëve për të votuar me letërnjoftim me afat të skaduar.
Të gjithë ata që janë në listët e votuesve në Kosovë mund të votojnë me letërnjoftim me afat të skaduar”, thotë ai.