Qytetarët fishkëllejnë kur Shpend Ahmeti flet në debat

E publikuar: 28/09/2017 20:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari aktual i Prishtinës, njëherësh kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për edhe një mandat në krye të kryeqytetit kosovar, Shpend Ahmeti, është përballur me një situatë të pakëndshme në një debat të drejtpërdrejtë televiziv.

Që në fillim të prezantimit të tij, ai është fishkëllyer nga qytetarët e pranishëm në sallën e debatit.

Ahmeti është fishkëllyer edhe më vonë në “Debat përnime” në RTV21, teksa ka folur për planet e tij për Prishtinën.

Kjo nuk i ka pëlqyer kreut të Prishtinës, i cili është ankuar për ndërprerjet.