Qeveria e Kosovës, në përputhje me programin e saj, ka ulur TVSH-në për një sërë lëndësh të para dhe produktesh esenciale, me qëllim uljen e barrës financiare për shtresat në nevojë.
Këto ndryshime vijnë si zbatim i pakos së re fiskale (Ligjin për Tatimin e Vlerës së Shtuar, Ligjin për Tatimin në të Ardhurat Personale si dhe Ligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave).
Por, lidhje me këtë, qytetarët shprehen të pakënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës. Gazeta “Zëri’, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një ankete me disa qytetarë në kryeqytet, të cilët kanë thënë se ulja e TVSH-së, është vetëm një lojë e shtetit. Ata thonë se çmimet nuk janë zvogëluar, por janë rritur akoma më shumë së sa që kanë qenë para se të merrej vendimi për zbritjen e TVSH-së.
N.SH qytetar nga Prishtina, tha se kjo është vetëm një loje e shtetit, sipas tij çmimet nuk janë zvogëluar aspak, vetëm sa janë rritur.
“Ne momentin që, shteti e ka shpallur se u ra çmimi i TVSh, këta në anën tjetër i kanë rritur çmimet, në cilin do sektor të shitjes në mini-markete, qebaptore të gjitha, d.m.th prapë ma mirë ka qenë ajo TVSh që ka qenë përpara, se kjo që është tani edhe artikulli është i përditshëm, TVSh nuk kish mundur me ardh në atë kategori, kjo është ajo”, është shprehur N.SH
A.B. e cila punon në njërin nga mini-marketet më të mëdha në Prishtinë, për gazetën “Zëri” tha se konsumatorët janë shumë të pa kënaqur, me çmimet e tanishme.
“ Konsumatorët janë shumë të pakënaqur, dhe se në momentin që po afrohen te arka për të bërë pagesën, po ankohen se çmimet janë shumë më të mëdhaja se sa kanë qenë në fillim, dhe po shkaktojnë rrëmujë dhe po kërkojnë nga ne, dhe pronarët me ju sqaruar pse çmimet janë më të larta, se që kanë qenë me herët”, ka thënë A.B
Madje A.B. shtonë së ka rritje të çmimeve ne përgjithësi, sipas saj nuk ka zbritje përveç në disa produkteve elementare që janë me 8 % TVSH.
Një qytetare tjetër F.F. tha se edhe pas marrjes se vendimit, për ulje të TVSH-së nuk ka aspak ndryshime, madje sipas saj, çmimet janë edhe më të larta.
“Mendoj që ulja e TVSh-së është një mashtrim i radhës dhe aspak në të mirë të qytetareve, sepse në disa artikuj është bërë zbritja, e në disa është ngritur TVSh-ja, dhe nuk vërehet aspak ndryshim, bile ndoshta të del fatura edhe ma shtrenjtë sesa para se të merrej ky vendim”, u shpreh kjo qytetare.
Kishte edhe të tillë, që thanë së nuk kanë koment lidhur më ketë çështje , kjo pasi ndjehen mjafte të zhgënjyer.
Të gjitha produktet esenciale do të kenë një masë Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në 8%, nga 16% sa ishte më parë.
Drithi, mielli dhe produktet e këtyre, çka përfshin bukën dhe prodhimet e ngjashme me të, do të jenë me TVSH 8%. Me të njëjtën masë do të tatohen edhe vaji për gatim, qumështi, vezët dhe kripa.
Edhe shërbimet publike si furnizimi me ujë (por jo të ambalazhuar), energjia elektrike dhe ngrohja qendrore do të kenë TVSH vetëm në masën 8%.