Qytetarët ankohen për kamata të larta të kredive, e BQK-ja thotë se ato kanë shënuar rënie

E publikuar: 30/04/2018 20:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qytetarët vazhdojnë të ankohen në politikat e bankave ani pse tek të njëjtat ka rritje të kërkesave për marrje të kredive.

Janë pak të gatshëm të flasin, kurse disa të tjerë thonë të mos kenë provuar ndonjëherë të hyjnë në kredi, pasi normat vazhdojnë të jenë të mëdha, raporton KTV.

Në anën tjetër, të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës flasin për ulje të vazhdueshme të normave të kredive.

Në muajin mars, normat kanë rënë në 6.81% nga 7.02%, që ishin në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në këtë institucion përmendin disa prej faktorëve që kanë ndikuar në uljen e kamatave, si dhe masat që do të ndërmerren këtë vit për të vazhduar kjo rënie.

Mentor Geci, Drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes Bankare në BQK, ka thënë se një ndikim në uljen e normave të interesit kanë edhe depozitat.

Në vendin tonë funksionojnë 10 banka komerciale që përbëjnë 67.5 për qind të aseteve totale të sektorit financiar, ndërsa kohëve të fundit ka pasur interesim për shtrirje edhe të bankave tjera.

TË FUNDIT