Qysh tash ka një tendencë konfrontimi me administratën Trump – tmerrësisht gabim

E publikuar: 09/11/2024 18:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Armend Bekaj

Na pëlqeu apo jo, Trumpi tashmë është realitet ndërsa fitorja e tij triumf spektakolar përmasash historike. Mandati i tij i parë dukej anomali tragjike e demokracise amerikane. Mirëpo kjo fitore e dyte konfirmon diçka me të thellë e afatgjatë – kjo nuk është rastesi apo përjashtim nga norma. Është indikacion i nje konsevatorizmi te theksuar, me konfident, me te pakompromis te shoqërise amerikane. Per me shumë, ne kete administratë te dyte te tij, Trumpi ka mundësinë e pakufizuar qe te lërë vulen e tij ne politiken vendore e boterore per shumë e shume vite pas tij. Kjo sepse edhe presidenca, edhe dy dhomat e Kongresit, e besa edhe Gjykata Supreme janë republikane. Jane te tij. Ka gjasa qe vendimet e tij te procesohen tutje pa kurrfarë pengese nëpër filtrat e llogaridhenies. Do të jete nje Presidence unike per nga pasojat afatgjata qe rrjedhin nga vendimet e saj.

Tash, Kosova dhe qeveria saj duhet të sillen karshi këtyre ngjarjeve ashtu si po veprojnë evropianët: ta mirëpresin këtë administrate dhe të shprehin gatishmërinë per bashkëpunim të afërt. Është gabim nese jepen shenja se kjo administratë (si ajo e para) është disi anomali. Është arrogante te përçohen mesazhe se disi populli amerikan paska gabuar ne vendimin e tij. Kush jemi ne, apo kushdoqoftë tjetër, në fund të fundit, që të gjykojmë gjykimin e tyre. Neve na mbetet te punojme me rezultatin e vendimit te tyre.

Duhet te punojme, bile me entuziazem proaktiv, me kedo qe na jepet mundesia nga administrata Trump, përfshirë Grenellin. Nëse vetizolohemi me tej, nëse i bishtnojmë bashkëpunimit, nese barrikadohemi mbrapa një mendësie kinse anti-kolonialiste se “nuk do të perkulemi”, ia bëjmë gropën vetvetes. Jo te perkulemi, por te jemi proaktiv ne bashkëpunim.

Shpresoj se këtë qasje ka kjo qeveri dhe shefi i saj i tashëm. Se po shoh thirrje tashmë që populli duhet te mobilizohet furishëm (përfshirë mërgata e cila, e shkreta, instrumentalizohet si gjithmonë), për ta votuar VV-në në 50%, 60% e ndoshta 70% se qenka nevoja per t’u shtrënguar! Para kujt? Para Amerikës? Logjike e mbrapshtë, e vjetruar kohërash komuniste. Dmth qysh tash ka një tendencë konfrontimi me administratën Trump. Gjë që është tmerrësisht gabim.

Kryeministri Kurti veç e pat bere nje gabim kur shkoi ne konventen e demokrateve (vetem per t’u ulur diku ne fund te rreshtave me publikun e thjeshte). Natyrisht, nuk kishte nevoje te shihej se po merrte ane. Tash qe fitoi Trumpi ky gaf duket edhe me femijeror. Sidoqofte, edhe nje here po e nenvizoj: shpresoj se Kurti e qeveria pas tij do te aktivizohen ne menyre proaktive me administraten Trump e nuk do te vendosin barrikada konfrontuese qe tregojne per nje mentalitet bunkeri koherash te kaluara.